26 Dhjetor 2024

Obama: Kina po shkel rregullat tregtare

Washington, 15 mars - Të është quajtuarat minerale të rralla, përdoren për komponentë që gjenden në aparatet televizive, telefonat e gjeneratës së fundit, automobilë dhe shumë paisje të tjera të teknologjisë së lartë.

Kina është furnizuesi i 95 përqind të këtyre materialeve, dhe ka kufizuar ndjeshëm eksportin e tyre gjatë viteve të fundit. Presidenti Obama thotë se është kufizim i padrejtë tregtar dhe po e parlajmëron Kinën që ta ndalë atë.

“Ndërkohë që ata shtojnë përpjekjet, konkurrentët tanë duhet ta dinë se nuk do të ja dalin mbanë përmes shkeljes së rregullave.”

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia e kanë çuar rastin në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë, duke akuzuar se Kina po shkel ligjet e tregtisë globale.

“Nëse Kina do të lejonte tregtinë të vepronte, ne nuk do të kishim kundërshtime. Por politikat e tyre aktualisht po e parandalojnë këtë, dhe ata po veprojnë kundër rregullave për të cilat ranë dakord të zbatojnë.”

Qeveria kineze ka shkurtuar eksportet e veta të mineraleve të rralla për të plotësuar shtimin e kërkesave brenda Kinës dhe Pekini thotë për të trajtuar shqetësimet për mjedisin. Zyrtarët kinez hedhin poshtë aktivitetet e paligjshme.

Obama thotë se ankesa pranë Organizatës Botërore të Tregtisë nuk është hapi i parë që ka ndërmarrë për të trajtuar këtë çështje.

“Kemi një marrëdhënie konstruktive ekonomike me Kinën dhe kur është e mundur, jemi të angazhuar që të punojmë me ta për trajtimin e shqetësimeve tona. Por kur është e nevojshme, do të ndërmarr veprime nëse punonjësit dhe bizneset tona bëhen subjekt i praktikave të padrejta.”

Presidenti thotë se po punon për të mbështetur kompanitë amerikane dhe për të mbrojtur dhe krijuar vende pune në Amerikë dhe se ai nuk do të lejojë konkurrentët e vendit që të shkelin rregullat.

Kohët e fundit, presidenti Obama krijoi një njesi për mbikëqyrjen e tregtisë, që synon të vëzhgojë praktikat tregtare të vendeve të tjera dhe veprojë kur është e nevojshme. 

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për të përmbushur synimin që ai caktoi në vitin 2009 për dyfishimin e eksporteve në pesë vite. 

Presidenti e ka bërë çështjen parësore të fushatës për rizgjedhje krijimin e vendeve të punës për klasën e mesme. Papunësia në Amerikë ka pësuar rënie gjatë muajve të fundit, por rritja e ndjeshme e çmimit të naftës ka ndikuar në uljen e vlerësimit të punës së presidentit nga të anketuarit gjatë ditëve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)