Obama kërkon për masa ndaj manipulimit në tregjet e naftës
Washington, 18 prill - Ndërsa amerikanët përballen me çmimet e larta të karburantit, Presidenti Barack Obama po bën thirrje për masa ndaj manipulimit në tregjet e naftës.
Zoti Obama i kërkoi Kongresit sot të miratojë një plan prej 52 milionë dollarësh për të zgjeruar sistemin qeveritar të rregullimit të tregut të naftës dhe për të ashpërsuar gjobat kundër manipulimit të tregut.
Në një vend ku makinat janë mjeti kryesor i transportit, shumë amerikanë po ankohen për çmimet e larta të karburantit që aktualisht është mesatarisht një dollar litri.
Kjo është një shifër më e ulët se shumë vende të tjera, por i lartë për standardet e Shteteve të Bashkuara dhe një problem për zotin Obama në një vit kur ai përpiqet të rizgjidhet për një mandat të dytë.