04 Janar 2025

Obama e Merkel mbrojnë marrëveshjen e tregtis së lirë SHBA-BE

Hanover, 25 prill - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel mbrojtën marrëveshjen e tregtisë së lirë gjatë negociatave që zhvilluan dje, duke theksuar përfitimin që do të kenë ekonomitë në të dy anët e Atlantikut.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në qytetin verior gjerman të Hanoverit, Obama tha se në mënyrë të \"padiskutueshme\" Partneriteti Ndëratlantik i Tregtisë dhe i Investimeve (TTIP) do të forcojnë ekonominë e BE-së dhe të ShBA-së dhe do t\'i bëjë më konkurruese në krahasim me rajonet e tjera të botës.

\"Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të përparojnë marrëveshjen,\" theksoi Obama gjatë bisedimeve me Merkelin.

\"Është shumë e dobishme që të lejojmë ekonominë tonë të rritet, është e rëndësishme për ekonominë gjermane, është e rëndësishme për ekonominë europiane,\" tha Merkelin duke shtuar se BE-ja dhe SHBA-ja kanë interes t\'i përshpejtojnë negociatat, të cilat kanë nisur në korrik të vitit 2013.

Një raund i ri bisedimesh mbi marrëveshjen është planifikuar të fillojë në ShBA javën e ardhshme. Të shtunën, dhjetëra e mijëra njerëz protestuan në rrugët Hanoverit kundër marrëveshjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)