23 Dhjetor 2024

OAK kërkon reagim më të shpejtë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Prishtinë, 10 shtator - Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) Sakip Imeri dhe bashkëpunëtorët Bekim Millaku dhe Etrit Tetova.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi përgëzoi Imerin për pozitën e re, duke shtuar që bashkëpunimi i odës me AKK-në deri më tani nuk ka munguar, pasiqë tash e dy vite kanë një Memorandum Bashkëpunimi dhe vazhdimisht adresojnë kërkesa për çështje që po i pengon bizneset dhe janë në kuadër të këtij institucioni.

Krasniqi theksoi që oda ka një vit që ka adresuar tek AKK-ja kërkesën e sektorit të operatorëve kabllorë lidhur me konkurrencën jolojale dhe daljen në treg të ofertave me çmime nën kosto, mirëpo ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Nënkryetari i Bordit të OAK-së Arsim Selmonmusaj kërkoi që të mos lejohet vendosja e çmimeve nën kosto të prodhimit, pasiqë kështu po vështirësohet zhvillimi i bizneseve dhe po krijohet klimë e pafavorshme për të bërit biznes në vend.

Pronari i biznesit “Furra Saranda” Artan Qenaj informoi më detajisht për problemet me të cilat ky sektor po përballet për shkak të konkurrencës jolojale.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Sakip Imeri falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës për vizitën, duke shtuar që puna ekipore është një veti dalluese e AKK-së dhe që e bënë të funksionoj më mirë. Tutje ai shtoi që në një afat sa më të shkurtë kohorë do të dalin me përgjigje zyrtare ndaj kërkesave të adresuara nga OAK.

Drejtori i Departamentit të Mbikqyrjes së Tregut Bashkim Millaku theksoi që AKK-ja mund të dërgoj vetëm opinione për çështje të ndryshme tek institucionet vendore, pasiqë nuk ka autoritet ekzekutiv, përjashtim nga kjo bëjnë hulumtimet.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, Nënkryetari i Bordit Arsim Selmonmusaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi, zyrtarja Mirjeta Shala dhe pronari i bzinesit anëtarë “Furra Saranda” Artan Qenaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)