09 Janar 2025

NYSE u pezullua për shkak të një defekti teknik

New York, 9 korrik - Bursa e New Yorkut, NYSE, ka njoftuar se operacionet e saj për vlerat e aksioneve u pezulluan për shkak të një defekti teknik dhe jo një ndërhyrjeje informatike pirate.

Autoritetet deklaruan se do të japin detaje sa më shpejt të jetë e mundur dhe shtuan se të gjitha urdhërat do të anulohen, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

 Treguesi i bursës Nasdaq nuk raportoi probleme teknike dhe menaxherët deklaruan se ajo vazhdoi shkëmbimin e aksioneve të vëna në listë nga NYSE.

Faqja e internetit e “Wall Street Journal” dhe kompania “United Airlines” raportuan gjithashtu probleme teknike, edhe pse autoritetet amerikane thanë se rastet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën.

“Aktualisht po përballemi me një problem teknik dhe po punojmë që ta zgjidhim sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi një zëdhënës i NYSE.

“Do t’ju ofrojmë të dhëna të mëtejshme sapo të jetë e mundur. Po përpiqemi të arrijmë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të jemi transparentë, në mënyrë që tregjet të rihapen normalisht”, shtoi ai.

 Tregjet amerikane ishin në rënie përpara se të ndaleshin operacionet, me problemet që filluan pas orës 11:30 me orën lokale, ndërkohë që edhe Kina pësoi një rënie drastike të aksioneve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)