Numri i ankesave të bizneseve për procedurat në Doganë bie në zero
Prishtinë, 21 shtator - Dogana e Kosovës, respektivisht drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha ka pritur kryetarin e odës ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me të cilin është zhvilluar një takim ku edhe janë diskutuar çështje e ndryshme të ndërlidhura me aktivitetet dhe ecuritë ekonomike.
Gjatë takimit Berisha e informoj me të arriturat e doganës si dhe gatishmërinë tonë për të qëndruar afër biznesit ashtu që të lehtësojmë tregtinë legjitime dhe të luftojnë sa më shumë aktivitetet ilegale të cilat përveç se e dëmtojnë buxhetin shtetëror dëmtojnë edhe bizneset legjitime.
Nga ana tjetër kryetari Gërxhaliu theksoj se numri i ankesave të bizneseve lidhur me procedurat në Doganë ka rënë në zero prandaj edhe përgëzoj për një punë të mirë dhe të suksesshme në adresimin e çështjeve që ndërlidhen me bizneset dhe operimet e tyre.