10 Janar 2025

Norvegjia mbështet Kosovën në tërheqjen e investimeve të jashtme

Prishtinë, 6 shkurt - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e takoi ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu, me të cilin bashkëbisedoi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ministrja Bajrami, e njoftoi ambasadorin Braathu  rreth aktiviteteve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë  dhe e ka vlerësuar rolin e Norvegjisë në përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Po ashtu, ministrja Bajrami e informoi z.Braathu edhe me prioritetet dhe objektivat strategjike të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që kanë për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit privat.

Ambasadori  norvegjez,  Jan Braathu shprehu gatishmërinë  e tij dhe të shtetit të tij për të mbështetur përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për krijimin e parakushteve për tërheqjen e investimeve të jashtme, me theks të veçantë të investitorëve nga Norvegjia.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)