08 Janar 2025

Norvegjezët në panik nga ulja e madhe të çmimeve të naftës

Oslo, 14 gusht - Autoritetet norvegjeze kanë frikë se ulja gjithnjë më e madhe e çmimeve të naftës mund të ndikojë negativisht në ekonominë e këtij vendi skandinav, të pasuruar me naftë.

Siç shkruan portali norvegjez \"Local\", autoritetet norvegjeze theksojnë se ulja e çmimeve të naftës në botë mund të jetë katastrofike për këtë vend.

Kreu i kompanisë norvegjeze DNB, Torbjorn Kjus konsideron se rënia e çmimit deri në 30 dollarë për fuçi vitin e ardhshëm mund të jetë \"katastrofike për Norvegjinë\".

Ndoshta nuk do të duhet të pakësojmë prodhimin tonë aktual, por ndoshta duhet të reduktojmë investimet në atë sektor\", ka thënë Kjus.

Ai vuri në dukje se në uljen e re të çmimeve të naftës mund të ndikojnë rënia e ekonomisë kineze, prodhimi i lartë i naftës së vendeve të OPEC-ut dhe prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Norvegjezët kanë frikë se çmimet e naftës në muajt e ardhshëm mund të shënojnë ulje të re.

Çmimi i naftës së papërpunuar në Detin e Veriut nga 105 dollarë që ka qenë vitin e kaluar ka rënë në 49 dollarë për fuçi, që është çmimi aktual.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)