09 Janar 2025

Norma vjetore e inflacionit në Eurozonë ishte 0,3 për qind

Bruksel, 4 qershor - Norma vjetore e inflacionit në Eurozonë në muajin maj ishte 0,3 për qind, që është ndryshim i rëndësishëm në krahasim me 0,0 sa ishte në muajin prill.

Norma vjetore e inflacionit në Eurozonë në muajin maj ishte 0,3 për qind, që është ndryshim i rëndësishëm në krahasim me 0,0 sa ishte në muajin prill, ka njoftuar Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat).

Norma e inflacionit të konsumit është vlerësuar të jetë 1,3 për qind, në krahasim me 1,0 për qind sa ishte në prill, që është rritje më e madhe vjetore, pas inflacionit të ushqimit, pijeve alkoolike dhe prodhimeve të duhanit që rezultoi në 1,2 për qind nga 1,0 për qind sa ishte në prill.

Norma e inflacionit të mallrave industriale “jo energjetike” në maj ishte 0,3 për qind, në krahasim me prillin kur ishte 0,1 për qind, ndërsa inflacioni i energjetikës ishte minus 5 për qind në krahasim me minus 5,8 për qind në prill.

Banka Qendrore Evropiane konsideron se inflacioni më i ulët se dy për qind është i rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)