04 Janar 2025

Norma e inflacionit në Eurozonë u rrit në 0.3 për qind në janar

Bruksel, 26 shkurt - Agjencia e statistikave e BE-së njoftoi të enjten se norma e inflacionit e Eurozonës u rrit në 0.3 për qind, e cila është më e lartë se norma e dhjetorit e vitit të kaluar prej 0.2 për qind, si dhe ajo e janarit të vitit të kaluar prej -0.6%.

Në janar, norma e inflacionit në 28 vendet anëtarë të BE-së ishte 0.2 për qind, e njëjta me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, por më shumë se ajo e një viti më parë.

Sipas statistikave, ulja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë është faktori kryesor që ndikon inflacionin.

Norma e tanishme e inflacionit është shumë larg nga standardi i përcaktuar prej 2% dhe Banka Qendrore Europiane do të përballet me presion më të madh për të ndërmarrë politika të lehtësimit financiar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)