Një mijë të papunëve u garantohet punësimi në Gjakovë
Gjakovë, 22 maj - Pojekti Berza e Punësimit Kosova 2012 u realizua edhe në Gjakovë nën nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe e mbështetur nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se ky është një projekt tradicional dhe ka për qëllim rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik. Në Gjalovë ky aktitetet realizohet pëër herë të dytë. .
Qëllimi i projektit është punësimi i banorëve të kësaj komune. Po të ketë zhvillim më të hovshëm ekonomik në këtë komunë, do të punësoheshin edhe më shumë qytetarë. Dhe presim që kompanitë jo vetëm nga ky regjion, por edhe nga Kosova e më gjerë të punësojnë të papunë, tha Agim Shahini.
Kreu i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, tregoi se vitin që shkoi nga Berza e Punësimit në Gjakovë, janë punësuar 129 veta . Ai shpreson se sivjet do të ketë edhe më shumë punësime.
I ftoj bizneset e Komunës së Gjakovës, që të punësojnë secila nga një të papunë. Punësimi mbetet sfidë për vendin dhe institucionet tona dhe kjo po ecën në vendin e duhur në krahasim me vendet e regjionit, tha Agim Shahini.
Sipas tij mundësia e punësimit ofrohet vetëm nëpërmjet Berzës së Punësimit dhe sllogani i AKB-së tashmë është i njohur për të gjithë.
Gjakova po jep një kontribut të jashtëzakonshëm. Kompanitë e kësaj ane do të gjejnë mundësi të punësimit të njerëzve professional dhe bsoojmë shumë në rezultate positive të punëësimit, tha kreu i AKB-së Agim Shahini
Agim Koci, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, është i kënaqur që për hetë të dytë d po realizohet projekti Berza e Punësimit në këtë komunë. Dhe sivjet ëhstë më e pasuruar.
Komuna jonë ofron potenciale dhe resurse të jashtëzakonshme profesionale dhe deri në fund të vitit do ti garantojmë deri një mijë veta në tre qendra tregtare dhe në një fabrikë të reciklimit, tha Agim Koci.
Nënkryetari i Komunës së Gjakovës shtoi se këto janë suksese për këtë komunë, derisa shtetet tjera po përballen me krizën globale.
Besoj se edhe bizneset gjakovare do të jenë më zemër gjerë dhe të punësojnë nga një të papunë. Duhet të jemi human me njerëzit me nevojë dhe të mobilizohemi me bizneset për punësime sa më të shumta, tha Agim Koci.
Ndërsa Dëfrim Rifaj, drejtor i Depoartamentit të Punësimit, projektin Berza e Punësimit Kosova 2012 e vlerësoi të një rëndësie të madhe, duke qenë I bindur se do të ketë shiumë rezultate jo vetëm në Gjakovë, por gjithandej Kosovës