Një gjerman arrestohet në Greqi pasi kontrabandon ari
Athinë, 13 prill - Një shtetas gjerman u arrestua në aeroportin e Athinës në përpjekje e sipër për të kontrabanduar lingota ari me peshë 7.185 kg dhe një sasi parash mbi 29.3000 euro, njoftuan të premten mediat greke.
Në çantën tjetër gjermani u përpoq të kalonte ilegalisht përtej kufirit lingota argjendi me peshë 425 kg, njoftuan punonjësit doganorë.
Pak para nisjes së avionit kontrabandisti u arrestua nga policia lokale.