24 Dhjetor 2024

Niveli më i ulët i inflacionit në Rusi

Moskë, 30 nëntor - Rritja e prodhimit industrial në Rusi në vitin 2011 do të përbëjë 4.7 për qind, kurse rritja e PBB-së - 4.2 për qind, njoftoi, gjatë fjalës së marrë në Këshillin e Federatës, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Elvira Nabiulina.

Sipas fjalëve të saj, “ekonomia ruse është në vitin e fundit të rikuperimit, shëndoshjes së vet pas krizës së përjetuar. Treguesit e inflacionit do të jenë nga më të ulëtit për vitet e fundit - më pak se 7 për qind”.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë mendon se ekonomia e vendit në vitin e tanishëm po demonstron “shenja të qarta të stabilizimit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)