08 Janar 2025

Nisin procedurat për legalizimin e Zonës së Lirë Ekonomike

Mitrovicë, 8 nëntor - Në kuadër të aktiviteteve që janë ndërmarrë për ngritjen e Zonës së Lirë Ekonomike, drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), e cila do të ndihmoj në këtë drejtim.

Pjesë e marrëveshjes është edhe “Prishtina REA” që do të implementoj projektin që ka të bëj kryesisht me procedurat për licencimin e Zonës së lirë ekonomike.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se puna për Zonën e Lirë Ekonomike është duke ecur mirë.

“Ne me kohë kemi ndarë lokacionin prej rreth 50 hektarë për Zonën e Lirë Ekonomike, kemi kryer edhe studimin e fizibilitetit dhe tash kemi nisur me procedurat për licencim”.

Kastrati theksoi se ky projekt pritet të gjeneroj zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune për të rinjtë mitrovicas.

“Është një projekt me rëndësi të madhe, prandaj edhe jemi shumë të përkushtuar që të realizohet sa më shpejtë”, tha ai. 

Ndërsa, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Rrustem Abiti, sqaroi se marrëveshja me IOM që realizohet në kuadër të projektit “Angazhimi i diasporës për zhvillim ekonomik”, bëhet më qëllim të implementimit të projektit “Legalizimi i Zonës së Lirë Ekonomike në Mitrovicë”.

“Kostoja e e këtij projekti është 12 mijë euro, prej të cilave 9700 janë siguruar nga IOM-i”.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)