Nisin ditët e biznesit kombëtar në Ulqin
Ulqin, 29 qershor - Të organizuar nga Aleanca e Binzeseve të Kosovës, Komuna e Ulqinit, KASH, OEMVP dhe Lugina e Preshevës sot nisin.Ditët e biznesit kombëtar, në Mal të Zi, përkatësisht në Ulqin.
Projekti Ditët e Biznesit Kombëtar në Mal të Zi, do të shënohet edhe më nje varg aktivitetesh tjera kulturo-artistike.
Kryetari i AKB Agim Shahini ka thënë se qëllimi është promovimi dhe rritja e shitjes së prodhimeve vendore në të gjitha trojet shqiptare.
Në Ulqin parashihet që vetëm nga Kosova të marrin pjesë rreth 30 kompani prodhuese. Ndërsa aty do të jenë edhe prodhues nga të gjitha trevat shqiptare.
Ky projekt realizohet edhe në kuadërtë shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.