29 Dhjetor 2024

Nis zbatimi i marrëveshjes për doganat

Jarinjë, 20 dhjetor - Sot në pikën kufitare që lidh Kosovën me Serbinë, në Jarinjë, nis në praktikë zbatimi i marrëveshjes për taksa - doganë e akcizë, konfirmim ky i bërë nga shefi i ekipit negociator për bisedime teknike, Dejan Paviçeviq,

Kjo marrëveshje, sipas tij, parasheh që mallrat që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare në veri dhe që janë të destinuara për komunat veriore, nuk doganohen.

"Të gjitha mallrat, për të cilat nuk paguhet akciza, mund të hyjë pa doganim në veri të Kosovës, ashtu sikur dhe malli i akcizës deri në tre tonë e gjysmë nëse ky mall është i destinuar të shkojë në veri të Kosovës", ka thënë Paviçeviq, duke prezantuar rezultatet e takimeve të nëngrupeve punuese ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Sipas Qeverisë serbe, palët janë pajtuar që mallrat, të cilat hyjnë nga Serbia përmes dy pikave kufitare në veri të Kosovës dhe si destinacion kanë komunat veriore, nuk do të paguajnë doganë.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nuk ka interpretuar detaje të marrëveshjes, por ka insistuar që Kosova do të mbetet me sistem unik doganor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)