20 Prill 2025

Nis zbatimi i IBM te Dheu i Bardhë dhe në Bërnjak

Prishtinë, 31 dhjetor - Sot në ora 8:00, ka nisur zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë edhe në pikë-kalimet kufitare në Bërnjak dhe tek Dheu i Bardhë. 

Në vendkalim gjenden ushtarë të KFOR-it, të EULEX=it, të policisë kufitare të Kosovës e të doganës, ndërsa në anën serbe polica serbe dhe doganierë serbë, njoftojnë medie serbe.

Në vendkalim, pos shenjave të komunikacionit nuk është vendosu asnjë simbol shtetëror.

Doganierët shqiptarë, njoftojnë medie të Beogradit, për shkak të bllokimit të rrugës, në vendkalim kanë shkruar me helikopter.

Gjatë ditës së dielë, në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë që gjendët në pjesën lindore të Kosovës, kanë vazhduar punimet në përgatitjen e kësaj pike, ku janë vendosur edhe kontenierë në të cilët do të qëndrojnë policët dhe doganierët e dy vendeve.

Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve është arritur në mes të dy kryeministrave, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb Ivica Dacic, nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton, e cila tashmë ka filluar së zbatuari në dy pikë-kalime kufitare që e ndajnë Kosovën nga Serbia, në Merdar dhe Jarinë.

Marrëveshja për Menaxhim të Integruar të Kufijve pritet të jap rezultate konkrete në tejkalimin e kolonave të gjata, të cilat deri më tani kanë mbretëruar në këtë zonë, sidomos në periudhën e pushimeve dhe festave kur rritet fluksi i kalimtarëve në drejtim të Kosovës dhe anasjelltas për hyrje në Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)