20 Prill 2025

Nis samiti vjetor për tregtinë mes BE-së dhe Kinës

Bruksel, 19 shtator - Samiti vjetor BE-Kinë hapet sot në Bruksel në një sfond tensionesh tregtare, por po ashtu edhe të shpresës evropiane për sa i takon ndihmës së Pekinit lidhur me borxhet e bllokut evropian, disa javë pas ardhjes në pushtet të një gjenerate të re drejtuesish në Kinë.

\'\'Ky samit i 15-të kino-evropian zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Evropën po ashtu si edhe për Kinën, në një periudhë ngadalësimi të rritjes ekonomike botërore dhe në një kontekst ndërkombëtar gjithmonë e më të vështirë\", sipas një deklarate të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Wen Jiabao, për të cilin ky do të jetë samiti i fundit i këtij lloji, do të zhvillojë takime me presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy dhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)