09 Janar 2025

Nis samiti ndërkombëtar i Investimeve Stambolli 2014

Stamboll, 10 prill - Fondet e investimet dhe investitorët ndërkombëtarë të kapitalit të Gjirit në datat 10-11 prill do të takohen në “Samitin Ndërkombëtar të Investimeve Stamboll-2014”.

Aktiviteti organizohet nga Agjencia e Investimeve të Stambollit dhe Platforma Ekonomike e Lindjes së Mesme nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrisë për Koordinimin e Diplomacisë Publike.

Në këtë samit marrin pjesë mbi 50 drejtues të nivelit të larte që menaxhojnë fondet e vendeve të Gjirit, vlera totale e të cilave arrin deri në 500 miliardë dollarë.

Krahas investitorëve të huaj në këtë samit do të marrin pjesë edhe Kryetarët e Bordit Drejtues si dhe Administratorët e Përgjithshëm (CEO) të rreth 150 kompanive turke që operojnë në sektorë të ndryshëm, kryesisht në atë të ndërtimit dhe energjisë.

Pritet që pjesëmarrësve t’u drejtohen me një fjalim edhe Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Jëlldëz dhe Ministri i Zhvillimit Xhevdet Jëllmaz.

Në samitin që do të realizohet me pjesëmarrjen e emrave më të njohur të botës së politikës dhe ekonomisë administruesit e fondeve qendrore të Kuvajtit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe do të takohen dhe bisedojnë me investitorët më të mëdhenj të Turqisë.

Nëpërmjet paneleve që do të mbahen mbi energjinë dhe ndërtimin samiti do të shërbejë për ti njohur kapitalit të Gjirit shansin që të zhvillojë kontakte me objekt mundësitë investuese në Turqi, mundësi ndaj të cilave po tregojnë një interes mjaft të madh.

Gjithashtu nëpërmjet platformave të takimeve bilaterale që do të krijohen në kuadër të samitit investitorët pjesëmarrës do të sigurojnë mundësinë për të diskutuar mbi investimet e drejtpërdrejta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)