Nis programi për promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme
Prishtinë, 24 janar - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizoi takim me akterë të sektorit privat me qëllim të prezantimit të projektit Programi për promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë, i cili ështëbashkë-financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) si dhe Agjencia Zvicerane për bashkëpunimi dhe Zhvillim (SDC).
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, në fjalën e saj hapëse tha se ky projekt ka për qëllim përmirësimin e sfidave të evidentuara me të cilat po ballafaqohet sektori privat siç janë qasja në financa dhe qasja në shërbime profesionale këshillimore.
Kjo është mbështetje e drejtpërdrejtë e bizneseve theksoi ajo. Më tutje, ministrja Kusari Lila tha se ngritja e kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e cila do të realizohet përmes këtij projekti, është tejet e rëndësishme.
Ndërsa Christian Geosits Drejtor i Zyrës së ADA-së në Kosovë,tregoi komponentët kryesor të projektit si dhe tregoi se një nga arsyet kryesore që ADA ka përkrahur këtë projekt është rëndësia e NVM-ve për ekonominë e Kosovës, kursez.
Christopg Lang Drejtor i SDC-së tha se Kosova ka potencial për zhvillim dhe forcim të NVM-ve dhe se ky projekt ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrent të NVM-ve.
Programi për promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë ka për qëllimpromovimine zhvillimit të sektorit privat dhe mbeshtetja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bazuar në principet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Gjatë periudhës 3 vjecare, sa do të zgjasë ky projekt, do të realizohen 3 objektivat kryesore: asistimi në përforcimin e përkrahjes sëNVM-ve, me theks të veçantë zhvillimin e hulumtimeve për NVM-të, ngritjen e dialogut publiko-privat dhe implementimin e strategjisë së NVM-ve.
Qëllimi i dytë është ofrimi i këshillave dhe trajnimeve për bizneset fillestare si dhe atyre ekzistuese.
Direktiva e tretë që ky projekt do ta implementoj është Skema e Garantimit të Kredive, që ka për qëllim përmirësimin e bizneseve vendore në qasjen në financa.
Projekti Programi për Promovimin e NVM-ve do të përfundoj më 15 tetor 2015.