10 Janar 2025

Nis procesi i Zonës së Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit

Pekin, 12 nëntor - Presidenti kinez Xi Jinping ka shpallur fillimin e procesit të Zonës së Tregtisë së Lirë (ZTL) të Azi-Paqësorit.

Presidenti kinez e bëri njoftimin në një konferencë shtypi pas Takimit jozyrtar të Drejtuesve Ekonomikë të APEC-ut në Pekin.

\"Ekonomitë anëtare të APEC-ut kanë vendosur të nisin procesin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit, duke shënuar fillimin zyrtar të Zonës së Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit. Ekonomitë anëtare të APEC-ut kanë vendosur gjithashtu të miratojnë një hartë rruge për kontributin e APEC-ut për Zonën e Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit.\"

\"Ky është një hap historik që hedhim në drejtim të realizimit të Zonës së Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit. Ai tregon gjithashtu besimin dhe vendosmërinë e APEC-ut për të çuar përpara integrimin ekonomik rajonal, dhe është një vendim që do të shkruhet në librat e historisë,\" vuri në dukje kreu i shtetit kinez.

Z. Xi Jinping kërkoi gjithashtu veprime konkrete për lehtësimin e tregtisë së lirë, përmirësimin e ndërlidhshmërisë dhe krijimin e risive.

Presidenti Xi shprehu shpresën se 21 anëtarët e APEC-ut do të ndihmojnë në krijimin e një ekonomie të hapur të Azi-Paqësorit që do të nxitë rritjen dhe do të integrojë interesat rajonale.

Takimi i Drejtuesve Ekonomikë të APEC-ut publikoi gjithashtu një deklaratë për 25-vjetorin e APEC-ut, si dhe një plan për ndërlidhjen e gjithanshme në Azi-Paqësor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)