23 Dhjetor 2024

Nis “Java e Biznesit Kosovar 2011"

Prishtinë, 26 shtator - Aleanca Kosovar e Bizneseve, e hapi projektin tashmë tradicional “Java e Biznesit Kosovar 2011”, e cila sivjet mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe shumë institucione tjera.

Kryetari Agim Shahini, tha se Aleanca Kosovare e Biznesit me anëtarët e saj janë te  kënaqur qe realizojnë sot edicionin e nëntë “Javës të Biznesit Kosovar 2011”. 

“Ky është organizimi i nëntë, i AKB-së ndër vite. Nëntë vite organizime madhështore nuk kanë qenë pak për ne si Aleancë dhe sigurisht nuk kanë qenë aspak të lehta. Por ne kemi duruar dhe punuar me përkushtim në organizimin e këtij projekti  tashmë kombëtarë dhe tradicional, si një alternativë mjaft e  mirë dhe  domosdoshme për të ngritur moralin e bizneseve dhe qytetarëve tanë për të qenë  sa më pranë njëri tjetrit”, tha Agim Shahini.

Sipas tij AKB-ja gjatë tërë këtyre viteve ka qenë pika kyçe ku janë lidhur elementët e zhvillimit të vendit tonë. Kemi qëndruar si ura lidhëse mes Qeverisë dhe biznesit dhe qytetarit  si tatimpaguesi më i madhë i Kosovës.

“Angazhimi ynë ka qenë dhe vazhdon të jetë funksionimi i këtij zinxhiri që sjell vetëm zhvillim ekonomik për vendin tonë” tha kreu i AKB-së.

Ai shtoi se pikërisht për të mbështetur biznesin vendës dhe konsumatorin e Kosovës, Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë promovime të mëdha në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Slloveni, Zvicër, Itali, Kroaci e Bullgari dhe madje edhe në vendet e largëta si Izraeli dhe India dhe ka synim SHBA-në dhe Australin.

“AKB-ja, po punon dhe kërkon fuqimisht funksionimin e trekëndëshit që është çelës i suksesit, biznes- konsumator- Qeveri. Ajo që vihet re është se kemi një rritje të lehtë, por kemi edhe vështërësi në rritje të shpejt”, tha Shahini.

Ai më tej shtoi se është e vërtetë që kemi kaluar sfida të mëdha. Por mos të harrojmë që fillimisht lufta e më pas krizat globale, bllokimi i marrëveshjes CEFTA dhe suspendimi i preferencave tregtare nga BE-ja  e kanë trembur dhe e kanë dëmtuar rëndë  ekonominë  vendore.

“Ekonomia e Kosovës, njohu një rritje pak kohë më parë me vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Bosnjës dhe Serbisë dhe heqja e këtyre masave solli sërish një sfidë të madhe për prodhimin vendor. Ekonomia kosovare, ka qenë përherë e drejtë dhe e hapur ndaj investitorëve të huaj. Toleranca ka qenë gjithmonë pjesë e fjalorit tonë ekonomik”, tha kryetari i AKB-së. Sipas tij kjo tolerancë nuk ka shërbyer shpesh si impuls i zhvillimit Kosovë, por integrimet e Kosovës dhe ekonomisë se saj kanë edhe koston e vetë.                                            

Ai shton se prodhuesi kosovar ka nevojë për mbështetjen e qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe qeveria ka nevojë për  më shumë të hyra dhe taksa. Rolë vendimtar ka konsumatori çka do të konsumoi dhe kujt do të vendos që ti paguaj produktin Kosovës apo do të detyron tregtarin për të eksportuar paranë e gatshme për të blerë produkte që edhe ne mund ti kemi vendor.

Turbulenca ekonomike e krijuara aktualisht me mallra në tregun e Kosovës, mund të tejkalohen vetëm nëse qytetarët tanë do të rritin vetëdijësimin për përfitimet dhe avantazhet e mëdha që do të kenë nëse konsumojnë prodhime vendore.

"Është për të ardhur keq kur shohim shtetin fqinj që po përdor mënyra  diskredituese për bizneset vendore të Kosovës. Para pak ditësh, pak maune me mallra nga Kosova kaluan kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë por nuk u kuptua se çfarë dokumentesh u përdorën për të kaluar kufirin”, tha Shahini.

Sipas tij është e turpshme nëse këto maune kanë kaluar kufirin me dokument, jo shtetit të Kosovës. Është e patolerueshme që një biznes i Kosovës të ulet në pozita kaq të dobëta dhe të mohojë origjinën e tij. Java e Biznesit Kosovar 2011, do të shërbejë për të rritur më shumë vetëdijen konsumuese për prodhim vendor tek ju dhe tek ne biznesmenë, qytetarë dhe qytetare të republikës së Kosovës.

“Vetëdijësimi juaj për rëndësinë e konsumimit të prodhimeve vendore do të thotë shumë për Kosovën. Ky do të shuajë çdo shpresë të atyre që duan të shkatërrojnë ekonominë e shtetin tonë. Ky vetëdijësim fillon tek ju për të përfunduar në zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm të shtetit tonë të dashur”, tha kryetari i AKB-së.

Ai tha se gjithsesi se përpara kemi një rrugë të gjatë deri në përmbushjen e standardeve me të larta dhe plotësimit të nevojave të shtetit të Kosovës me prodhim vendor që të arrin në cak të zëvendësimit të importit.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve, si një institucion kyç ne mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të biznesit kosovar, mbetet e palëkundur me besimin se shumë shpejt Kosova do ti tejkalojë këto probleme ekonomike. Ne besojmë që së shpejti prodhuesit vendor do të jenë konkurrues jo vetëm në rajon, por edhe në mbarë botën kjo nuk është lehtë, por jo e pa shpresë”, tha kreu i AKB-së.

Agim Shahini porositi konsumatorët e Kosovës se është momenti që ti bashkoheni thirrjes së AKB-së “Unë konsumoj prodhime vendore Po Ju,tradita  vazhdon e tradita pret mbështetjen e konsumit të gjerë të prodhimeve vendore”.

Ai  shtoi se është momenti që edhe të konsumohen prodhime vendore, për hir të Kosovës dhe ekonomisë se saj, për hir të zhvillimit dhe  një të ardhme më të mirë për fëmijë tuaj.

Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se  promovimi i vlerave dhe prodhimeve ekonomike vendore ka domethënie të madhe.  Zhvillimi ekonomik dhe investimi nga bizneset janë forma më e mira një  zhvillimi. Qeveria e Kosovës, ka dal me një program për zhvillim ekonomik dhe i cili dokument është i gjallë dhe jeton dhe i cili ka një zhvillim ekomomik afat gjatë.  

“Fuqizimi i sektorit privat mbetet prioritet dhe për atë jemi sot këtu që nga veti 2003. Fuqizimi i sektorit privat nuk vjen  duke thënë vetë fjalë të mira, por duke punuar dhe adaptuar legjislacion i cili ëhstë i përshtatshëm për biznesin dhe i cili mund të implementohet në tërësi”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik.

Besim Beqaj, shtoi se zhvillim bëhet duke hequr barriera të mundshme  dhe të shumta që kanë ekzistuar për shumë vite në vendin tonë dhe të cilat janë duke u heq. 

Ai dha fjalë miradie për organizmin e këtij aktiviteti tradicional. Bizneset janë të privilegjuara nga KEK dhe janë në kategorinë A plus. Ndërkaq Znj. Lumnije Ajdini- Menaxhere e AKB-së prezantoi programin e Javes se Biznesit  Kosovar 2011.

Ky manifestim do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme nëpër tërë territorin e Kosovës gjatë gjithë Javës duke filluar më datë: 27 shtator Prishtinë, 28 shtator Prizren,29 shtator Ferizaj, 30 shtator Pejë dhe 01 tetor Mitrovicë .

     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)