Nikaj jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë
Prishtinë, 26 shtator - Ministri Bernard Nikaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë. Arsyeja e dorëheqjes është personale dhe ka të bëjë me avancimin e mëtejshëm akademik.
Nikaj do të qëndrojë si studiues mysafir i mbështetur nga bursa Fulbright në Universitetin e Californisë në Berkeley për një semestër.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar kërkesën, dhe ka liruar nga detyra ministrin Nikaj dhe në të njëjtën kohë ka emëruar ushtrues detyre zv.ministrin Avni Kastrati, me të gjitha detyrat dhe përgjegjësit e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë deri në emërimin e Ministrit.
Ministri Nikaj dëshiron të falënderoje të gjithë punonjësit e MTI-së, për përkushtimin dhe kontributin e dhëne gjate këtyre viteve të punës së përbashkët në arritjen e reformave të rëndësishme për zhvillimin e sektorit privat dhe mbarë sektorit ekonomik në Kosovë.
Gjithashtu ministri Nikaj falënderon mediat për përcjelljen dhe bashkëpunimin gjatë kohës së punës në MTI.