09 Janar 2025

Nikaj fton biznesmenët e Amerikës Qendrore të investojnë në Kosovë

Panama, 31 mars - Delegacioni nga Kosova i udhëhequr nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, ka vazhduar vizitën në Republikën e Panamasë me një sërë aktivitetesh të rëndësishme në sferën e bashkëpunimit ekonomik.

Nikaj u takua me homologun e tij, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Panamasë, z. Ricardo A. Quijano J. Me këtë rast ministri Nikaj ka informuar z. Quijano lidhur me mundësit që ofron Kosova për bizneset e huaja si dhe reformat që janë bërë për të përmirësuar ambientin e biznesit në Kosovë.

“Kosova tani është vendi më atraktiv evropian për të bërë biznes. Vendi ynë ka një klimë të favorshme për të bërë biznes, ka një rini të arsimuar, fuqi të lirë punëtorë një treg me qasje të lirë në Bashkimin Evropian dhe në rajon, ka marrëveshje të lira tregtare me shumë shtete dhe shumë oferta të  mira tatimore. Andaj ftoj bizneset Amerikës Qendrore ta shqyrtojnë Kosovën si vendet atraktive për të bërë biznes”, ka thënë ministri Nikaj.

Me këtë rast dy ministrat kanë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në sferën e promovimit të investimeve, produkteve të dy shteteve si dhe turizmit.

Marrëveshja e nënshkruar nga të dy Ministrat parasheh që Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë të bashkëpunoj me Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Panama, ProInvex, në mënyrë që të rrisin aktivitetet ekonomike në mes të dy shteteve.

Panamaja është në shtet me afro 4 milion banorë dhe me një rritje ekonomike prej 8.5% gjatë vitit 2013 dhe 10% gjatë vitit 2012 ku 80% e bruto produktit vendor vijnë nga shërbimet siç është Kanali i Panamasë.

Pas takimit me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Panamasë, z. Quijano, ministri Nikaj, i shoqëruar nga Kryeshefi i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, Valdrin Lluka dhe nga Ambasadorja e Kosovës në detyrë, znj. Zana Rudi, vizituan Zonën e Lirë Ekonomike Colon, zonë kjo që ka mbi 33,000 të punësuar dhe shtrihet në 1,065 hektar. Gjatë vizitës, delegacioni Kosovar u takua me përfaqësuesit e kësaj zone ku edhe morën praktikat më të mira që mund të implementohen në zonat e lira në Kosovë që sapo janë themeluar.

Gjatë vizitës në Republiken e Panamasë, u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Odes Ekonomike të Kosovës dhe Odes Ekonomike të Panamasë e cila ka për qëllim ndihmësen e bizneseve të këtyre vendeve në fushën e tregtisë duke ndihmuar në gjetjen e partnerëve biznesor dhe klientëve potencial për produktet Kosovare dhe ato Panameze.

Gjatë kësaj vizite Kosova është prezantuar për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar ExpoComer2014 në Panama.

ExpoComer 2014 është panairi me i madh i përgjithshëm në rajonin e Amerikës Qendrore ku marrin pjesë shumë shtete nga e mbarë bota.  

Kosova është prezent për herë të parë në këtë shtet, gjë që është vlerësuar lartë edhe nga zyra e Presidencës së Panamasë dhe organizatorët e panairit gjatë ceremonisë së hapjes së panairit në fjalë.

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ka financuar pjesërisht pjesëmarrjen në ExpoComer 2014 duke ju mundësuar bizneseve nga Kosova të jenë prezent me qëllim të ndërlidhjeve të partneriteteve biznesore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)