Ngritja e tarifave dëmton rritjen ekonomike të brendshme dhe atë globale
Washington, 23 gusht - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi një artikull në blogun e vet, ku thekson se ngritja e tarifave dypalëshe s'mund të pakësojë çekulibrin e përgjithshëm tregtar, por do të ulë besimin dhe investimet e kompanive, do të çrregullojë zinxhirin global të furnizimit dhe do të shtojë koston e prodhuesve e të konsumatorëve, duke dëmtuar rritjen ekonomike të brendshme dhe atë globale.
Sipas këtij artikulli, tensionet e rritura tregtare do t'i sjellin ekonomisë globale ndikime negative, duke u bërë një ndër arsyet e uljes së parashikimit të rritjes ekonomike globale.
Në këtë artikull theksohet edhe se politikat e lirshme monetare kanë efekte të kufizuara për përmirësimin e çekuilibrit tregtar.
Megjithëse këto masa mund të nxitin zhvlerësimin e monedhës kombëtare, duke shtuar forcën konkurruese të mallrave të eksportuara dhe duke pakësuar kërkesat e importit, ato s'mund të shkaktojnë zhvlerësimin e vazhdueshëm dhe të madh të monedhës.
Sipas artikullit, zgjidhja e problemeve të strukturës makroekonomike është metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të çekuilibrit tregtar.
FMN-ja sugjeron që vendet me deficit tregtar si ShBA-ja etj. duhet të ulin deficitin buxhetor, të shtojnë investimet për kualifikimin e punëtorëve dhe të inkurajojnë kursimet për fondet e pensioneve.