27 Dhjetor 2024

Ngriten çmimet e naftës

Meksiko City, 26 qershor - Nafta e papërpunuar Brent dhe WTI u shtrenjtuan për shkak të uraganit “Debby” në Gjirin e Meksikës.

Kompanitë, që nxjerin naftë në Gjirin Meksikan, e ulën prodhimin me 23 për qind.

Kostoja e kontratës së gushtit për naftën e papërpunuar të markës Brent u rrit me 0.49 dollarë (+ 0.54%) dhe arriti deri në 91.47 dollarë për fuçi.

Kostoja e kontratave të gushtit për naftë bruto të markës WTI u rrit 0.52 dollarë (+ 0.65%) deri në 80.28 dollarë për fuçi.

Kreu i kompanisë ruse \"Lukoil\" Vagit Alekperov nuk parashikon ndonjë rënie të theksuar të çmimeve të naftës.

\"Në vitin e ardhshëm, sipas mendimit të tij, çmimi i naftës do të mbetet në nivelin 100-110 dollarë për fuçi. Ne kemi parashikuar se çmimet do të ruhen në kufirin 100 dollarë, por ai ra njëcikë më pak se nën 95 dollarë\"

\"Megjithatë, unë jam thellësisht i bindur se, për shkak të shpenzimeve të kompanive të naftës për nxjerrjen e saj, sidomos në vendburime të komplikuara, çmimi i kësaj lënde hidrokarbure nuk do të bjerë nën 90 dollarë për fuçi\", tha Vagit Alekperov të premten në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)