20 Prill 2025

Ngadalësohet rritja e tregjeve të Azisë

Washington, 9 tetor - Banka Botërore publikoi të hënën raportin mbi gjendjen ekonomike të vendeve në zhvillim të Azisë Lindore dhe të Paqësorit, në të cilin parashikimi i rritjes ekonomike të këtij rajoni për këtë vit është ulur më tej, duke arritur në 7.2 për qind.

Sipas BB-së, 2012-a është viti me zhvillimin ekonomik më të ngadalshëm në këtë rajon. Në të njëjtën kohë, ajo paralajmëroi se, kur problemet në Eurozonë të përkeqësohen më tej, do të preken të gjitha ekonomitë në zhvillim të Azisë Lindore dhe të Paqësorit.

Përveç kësaj, BB-ja parashikoi se në vitin 2012 ekonomia e Kinës do të rritet 7.7 për qind, nga 8.2 për qind që ishte parashikuar në maj të këtij viti.

Në raportin e BB-së vihet në dukje gjithashtu se një pjesë e madhe e vendeve në zhvillim të Azisë Lindore dhe të Paqësorit kanë ende hapësira për hartimin e politikave për të përballuar dobësimin e ekonomisë në mbarë botën.

Megjithatë, në dokument vihet në dukje se në vitin 2013 ritmet e rritjes ekonomike të këtyre vendeve do të përshpejtohen sërish dhe mund të arrijnë 7.6 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)