20 Prill 2025

Ngadalësohet rritja e eksporteve dhe importeve në Kinë

Pekin, 12 dhjetor - Rritja e eksporteve dhe importeve në Kinë u ngadalësua në nëntor.

Të dhënat e fundit tregojnë se eksportet u rritën me 2.9% në bazë vjetore, shifër kjo e ulët në krahasim me pritshmëritë e tregut dhe shumë e ulët në krahasim me 11.6% që ishte në tetor.

Importet patën rritje modeste, por 2.4% më të ulët se në tetor.

Tregtia e jashtme kineze u rrit me 5.8% në 11 muajt e parë të vitit, shifër shumë më e ulët nga objektivi prej 10%.

Analistët mendojnë se këto shenja të rimëkëmbjes së ekonomisë kineze vijnë si pasojë e tregut të brendshëm.

Guy Stear është drejtori i departamentit të kërkimeve për Azi-Paqësorin në \"Societe Generale\".

\"Kombinimi i shifrave të tregtisë dhe prodhimit industrial gjatë fundjavës tregon se ekonomia kineze po rimëkëmbet, por jo plotësisht për shkak të eksporteve, gjë që po bëhet edhe më e ndjeshme në vendet e tjera të botës dhe po krijon varësi te kërkesa e brendshme\", thotë Guy Stear.

Vendimmarrësit kryesorë kinezë pritet që të zhvillojnë konferencën ekonomike të përvitshme në ditët e ardhshme, ku kjo çështje padyshim do të jetë në qendër të vëmendjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)