Nga sot fillon implemetimit i MSA-së
Prishtinë, 1 prill - Dogana e Republikës së Kosovës organizon sot zyrtarisht fillimin e implementimit të marrëveshjes së MSA-së, një moment shumë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, Përfaqësuesi special I BE në Kosovës, Samuel Zbogar si dhe përfaqësues të Odave Ekonomike dhe Klubi i Prodhuesve.
Me këtë rast në mënyrë ceremonial do të bëhet zhdoganimi i parë nga ana e Kryeministrit në prani të përfaqësuesit special të BE me tatim doganor të reduktuar konform Marrëveshjes së stabilizim asocimit, ky moment shënon fillimin e implementimit të MSA nga ana e shtetit të Kosovës.