22 Dhjetor 2024

Nga 21 korrik deri më 18 gusht është periudha e investimeve për Bono të Diasporës

Prishtinë, 15 korrik - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë qytetarët, veçanërisht mërgimtarët, se në kuadër të implementimit të Programit të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të gjitha përgatitjet për emetimin e Bonove të Diasporës, ku periudha për investim është nga data 21 korrik 2021 deri më 18 gusht 2021.

Bonot për Diasporën janë Bono për shitje mepakicë, lloj i letrave me vlerë të borxhit, të emetuara nga Qeveria e Republikës sëKosovës, dhe të dedikuara për diasporën tonë.

Ky produkt është zhvilluar me qëllim që të lehtësojë investimin e kursimeve në bono thesari, duke e bërë procesin të ngjashëm meatë të afatizimit të parave në bankë.

Kur ju afatizoni paratë në bankë, ju në fakt ijepni hua bankës, e cila pastaj paratë tuaja i shfrytëzon për dhënien e kredive për personattjerë.

Ngjashëm, edhe Bonot për Diasporën (letratme vlerë) janë instrument financiar përmes të cilit Republika e Kosovës merr hua nga investitorët që të financojë projekte zhvillimore.

Kthimi i borxhit që merr Republika e Kosovës është i garantuar me Ligjin mbi Borxhin Publik, i cili i jep përparësi kthimit të borxhit ndaj të gjitha shpenzimeve tjera të Qeverisë.

Prandaj investimi në Bono për Diasporën mund të konsiderohet si investimi më i sigurt në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, të gjitha letrat me vlerë të emetuara nga Republika e Kosovës janë në formë elektronike, dhe të dhënat e pronësisë ruhen në Bankën Qendrore të Republikëssë Kosovës.

Prandaj nuk ekziston mundësia për humbje apo falsifikim të pronësisë.

Republika e Kosovës shitjen e Bonove do ta bëjë përmes bankave partnere në vend.

Për të blerë Bono për Diasporën, ju fillimisht duhet të keni të hapur llogari bankare në njërën nga bankat partnere.

Në rast se keni llogari të hapur tashmë, mjafton të shkoni në njërën nga degët e bankës tuaj që të bëni blerjen e Bonove.

Bazuar në memorandumin për bashkëpunim në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Bankave Komerciale, investitorët mund të investojnë në Bonot për Diasporën përmes këtyre bankave partnere:

Banka Ekonomike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes, ProCredit Bank dhe Raiffesen Bank Kosova.

Varësisht nga afati që ka, një Bono për Diasporën paguan edhe interes/kamatëtë caktuar.

Afatizimi (maturimi) 3 vjeçar ka normë vjetore 1.20%, ndërsa afatizimi 5 vjeçar ka normë vjetore 2.20%.

Përparësia e Bonove për Diasporën është se interesi paguhet çdo 6 muaj deri në përfundimin e afatit.

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se interesi i fituar nga Bonot është i liruar nga tatimi.

Bonot për Diasporën mund të tregtohen edhe në tregun e letrave me vlerë. Prandaj në rast se paratë u duhen parase të përfundojë afati i investimit, ju mund t’i shisni Bonot dhe t’i ktheni paratë tuaja.

Për t’i shitur Bonot, kontaktoni bankën tuaj dhe pyesni përmundësinë dhe çmimin e shitjes.

 

Bono të Diasporës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)