New York, sot mbahet forumi për tregti dhe investime SHBA-Kosovë
New York, 27 tetor - Forumi i parë për Tregti dhe Investime SHBA-Kosovë do të mbahet të sot, në New York, ndërsa organizohet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA dhe Shoqëria Tregu në Zhvillim- Developing Market Associates.
Forumi do të ofrojë informata për mundësitë e investimeve në Kosovë dhe do t''u mundësojë investitorëve potencialë dhe partnerëve tregtarë të takohen me delegacionin qeveritar nga Kosova, të cilin do ta udhëheq ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.
Prej shpalljes së pavarësisë, Kosova ka zhvilluar një sistem të përshtatshëm tatimor për investime, tha për RTK-në ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu. Në fokusin e investitorëve të mundshëm janë pasuritë e mëdha të thëngjillit, potenciali bujqësor dhe një forcë punëtore e re sipërmarrëse.
Në Kosovë ka mundësi të mëdha për investime të sektorit privat në fushat si energjia, infrastruktura, dhe industria bujqësore , tha ambasadori Spahiu.