Nëntë konsorciume garojnë për Shërbimet Profesionale për Trepçën
Prishtinë, 22 janar - Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë hapjen e ofertave në tenderin për angazhimin e Ofruesve të Shërbimeve Profesionale në ndërmarrjen Trepça, i shpallur bazuar në Ligjin për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre.
Gjithsej 9 kompani dorëzuan ofertat dhe konkurruan në tenderin që Agjencia e kishte shpallur edhe në mediat ndërkombëtare. Të nёntё kompanitё/konsorciumet tё cilat kanё aplikuar nё kёtё tender, çmohen tё jenё tё rangut botëror nё projektet nё fusha tё ngjashme.
Agjencia Kosovare e Privatizimit në cilësinë e Administratorit të Ndërmarrjes Shoqërore Trepça, sipas nenit 7 të ligjit për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurive të Tyre (Ligji mbi Riorganizimin), me qëllim të ushtrimit të suksesshëm të mandatit të Administratorit, e ka shpallur tenderin ndёrkombёtar për angazhim tё Ofruesit të Shërbimeve Profesionale (OShP) në muajin nëntor të vitit 2013.
Angazhimin i OShP është parë i arsyeshëm për mbështetjen e Administratorit (Agjencisë) në realizimin e Objektivave të përcaktuara me Ligjin mbi Riorganizim për rivitalizimin e Ndërmarrjes, e qё është përgatitja e Planit të Riorganizimit për Trepçёn, sipas dispozitave ligjore të aplikueshme, për miratim nga Kreditorët dhe Gjykata. Kjo, nё asnjë mёnyrё nuk nënkupton as privatizim apo likuidim tё Trepçёs, pёrkundёr disa paqartësive tё cilat janё shfaqur nё opinion dhe në media.
Angazhimi i OShP ka për qёllim kryesor përgatitjen profesionale tё Planit për Riorganizimin e Ndërmarrjes, të cilin Administratori (AKP) duhet ta paraqes për miratim pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjS).
Angazhimi i OShP-së do tё fokusohet kryesisht në katër pika si nё vijim: I)Vlerësime analitike dhe identifikimi i alternativave riorganizative për entitetet e biznesit të ndërmarrjes; II)Vlerësimi i kërkesave të kreditorëve dhe përgatitja e strategjisë konkrete për kompensimin e kërkesave valide; III)Dorëzimi i versionit përfundimtar të planit riorganizativ dhe justifikimi i tij para Komisionit të kreditorëve dhe DhPGjS; dhe IV)Propozime tё veprimeve tjera qё janё të nevojshme të ndërmerren, së bashku me arsyetimin e tyre dhe dhe impaktin e përgjithshëm në Planin e Riorganizimit.
Projekti parashihet tё jetё i gjёrё dhe kompleks, duke pёrfshirё kёtu edhe veprimet specifike tё cilat janё tё domosdoshme nё mёnyrё qё tё sigurohet planifikimi i mirё - siç janё: Shqyrtimi i kërkesave kreditore; Vlerësimi i rezervave minerare; Regjistrimi kontabёl dhe vlerёsimi i aseteve dhe detyrimeve; dhe Adresimi i aspekteve ambientale dhe sociale.
Trepça ёshtё e njё rёndёsie tё veçantё pёr zhvillimin e vendit, dhe vetëm pas analizave profesionale tё OShP do tё përcaktohen opsionet se si tё shkohet mё tutje duke marrё parasysh format e ndryshme tё investimeve tё pёrbashkёta dhe tё kombinuara siç janё Partneriteti publiko privat, aksionarizimi, etj, duke theksuar faktin se pronari i asetit kryesor - xehes, si kategori kushtetuese, do tё jetё gjithnjë shteti i Kosovёs.