Nënshkruhet marrëveshje e parë për eksport mes kompanisë Kosovare dhe Serbisë
Suharekë, 14 shtator - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Agrokosova Holding në Suharekë, organizojnë aktivitetin: Vjelja e Rrushit Kosova 2020 me moto 'Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po Ju'.
Me këtë rast do të nënshkruhet edhe marrëveshje e parë për bashkëpunim ekonomik në mes kompanisë Kosovare dhe të Serbisë për eksport pas nenshkrimit te marrveshjes së Washingtonit në mes dy Qeverive për bashkëpunim ekonomik.
Të ftuar janë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues të Bizneseve, shoqërisë civil dhe mediat.
Aktiviteti do të mbahet sot në objektin e Agrokosova në zonën industriale në Shirokë të Suharekës.