23 Dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshja me Fondin Evropian për Investime lidhur me Programin COSME.

Prishtinë, 16 maj - Durim Limaj, shefi i kabinetit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marr pjesë në trevjetorin e themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe në nënshkrimin e marrëveshjes me Fondin Evropian për Investime lidhur me Programin COSME.

Limaj theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë një nga prioritetet  e saj kryesore e ka edhe ofrimin e mundësive në qasje të bizneseve vendore.

“Inicimi i marrëveshjes së COSME dhe pastaj nënshkrimi i saj e ka qëllim ofrimin e një mundësie tjetër të jashtëzakonshme në mënyrë që bizneset tona të kenë edhe një derë tjetër hapur, të fitojnë përvoja që i bëjnë ata të barabartë me bizneset europiane”, tha Limaj.

Ai ka falënderuar Komisionin Evropian dhe partnerët tjerë ndërkombëtar si USAID e të tjerë për përkrahjen e vazhdueshme që ofron për Kosovën si në aspektin e formimit institucional, zhvillimit të kornizës ligjore, reformave të ndryshme rregullative, ashtu edhe në aspektin e përkrahjes për të stimuluar zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, në veçanti për zhvillimin e ndërmarrësisë, përmes projekteve të ndryshme.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është nënshkruese e marrëveshjes së programit COSME,  për të cilin program paguajmë edhe obligimet financiare vjetore në nivel ndërkombëtar dhe si rrjedhojë kemi rol kyç në promovimin e këtij programi tek akterët relevant. Qëllimi jonë është që programin ta bëjmë sa më funksional në Kosovë. Po ashtu, në ministri kemi ekipin e zyrtarëve që vazhdimisht njoftohet nga Komisioni Evropian për çdo mundësi dhe zhvillim në kuadër të programit, dhe sigurohemi që çdo informatë dhe mundësi përcjellët tek përfituesit potencial në kohën e duhur”, tha Limaj.

Sipas Limajt, kjo marrëveshje që është nënshkruar sot është lajm shumë i mirëseardhur për bizneset tona, me ç’rast ju mundëson qasje më të lehtë në financa.

“Duke pasur parasysh që, sipas shumë hulumtimeve të përpiluara nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, qasja në financa është cilësuar si një nga sfidat më të mëdha me të cilën ballafaqohen bizneset e vogla dhe të mesme, kjo marrëveshje e Fondit Kosovar me programin COSME do të kontribuojë që tu bëjë më të lehtë dhe më të lirë bizneseve marrjen e kredive. Duke e ditur suksesin e Fondit Kosovar në garantimin e një numri të madh të kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nuk kam dyshim që kjo marrëveshje me COSME-në vetëm do ta përforcoj rolin e Fondit”, tha Limaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)