Nënshkruhet Kodi Doganor i Bashkimit Ekonomik Euraziatik
Shen Peterburg, 27 dhjetor - Gjatë takimit të Këshillit të Lartë Ekonomik Euraziatik në Shen Peterburg. liderët e Rusisë, Kazakistanit, Armenisë dhe Kirgistanit kanë nënshkruas Kodim Doganor të Bashkimit Ekonomik Euraziatik.
Sipas kreut të Bordit të Komisionit Ekonomik Euraziatik Tigran Sargsyan, presidenti i Kirgistanit Almazbek Atambayev nënshkroi Kodin Doganor, duke përjashtuar pjesën lidhur me rregulloren e veprimtarive ekonomike të huaja, si dhe kërkoi sqarim të disa deklaratave.
Kodi Doganor është i pari akt i rëndësishëm ligjor, që prek sferën e doganave të Bashkimit Ekonomik Euraziatik, i cili funksionon që nga 1 janari i vitit 2015 dhe përfshin Rusinë, Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin.
Presidenti Bjellorusisë nuk mori pjesë në takim, ndaj do ta nënshkruajë më vonë dokumentin. Takimi i parë i Bashkimit Ekonomik Euraziatik shënoi lidhjen mes doganave të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, në vitin 2010.