30 Dhjetor 2024

Negocimi i tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe BE-së

Prishtinë, 11 shkurt - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari - Lila u takua me Joost Korte, zëvendësdrejtor i Drejtoratit për Zgjerim të Komisionit Evropian dhe ekipin e tij, me të cilët diskutoi për procesin e integrimit evropian, e posaçërisht për përmbushjen e prioriteteve afatshkurtra të parapara si parakusht për fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asociimit (MSA).

Ministrja Kusari - Lila e siguroj Koorte për angazhimin e plotë të ministrisë që ajo për drejton, për sa i takon fillimit të negociatave për marrëveshjen stabilizim asociim duke shpresuar përgjigje më të shpejt për dritë të gjelbër nga ana e tyre.

Më tutje, ministrja Kusari - Lila i informoj se deri në fund të këtij muaji do të përfundoj vlerësimi i ndikimit të marrëveshjes për tregti të lirë si dhe e informoj për mbarëvajtjen e ristrukturimit të brendshëm të MTI-së.

Ajo gjithashtu njoftoi Korte për negociatat për tregti të lirë me Turqinë dhe rëndësinë e tyre si parapërgatitje për negociatat e MSA-së.

Siç dihet më tepër se shtatëdhjetë për qind e MSA-së ka të bëjë me negocimin e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe BE-së prandaj Ministria e Tregtisë dhe Industrisë luan rol kyç në këtë proces.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)