Në Shqipëri dhe Kosovë s'ka çokollata të famshme me copa plastike
Prishtinë, 26 shkurt - Kompania Mars ka lajmëruar tërheqjen në nivel të Bashkimit Europian të produkteve Snickers, Mars, Milky Way dhe Celebrations pasi një copë plastike është gjetur në një nga këto produkte.
Tërheqja e produkteve sipas kompanisë i përket vetëm disa batch-eve te përcaktuara të produkteve të prodhuara në Hollandë.
\"Ky është një incident i izoluar dhe janë prekur vetëm produktet e mësipërme të prodhuara në Hollandë.\"
\"Asnjë varietet tjetër i çokollatës, formatet e pakove apo edhe formatet e tjera të paketimeve nuk janë të prekura, gjithashtu nuk është prekur asnjë produkt i prodhuar në ndonjë vend tjetër\", thekson kompania.
\"Sipas mekanizmit tonë të brendshëm të gjurmueshmërisë, ne konfirmojmë që MARS SCE nuk ka furnizuar apo dërguar në tregun Shqiptar asnjë nga produktet e prekura.\"
\"Megjithatë, ne nuk mund të garantojmë që ndonjë produkt i prekur është importuar apo shitur në Shqipëri nga ndonjë kompani tjetër e pavarur e cila nuk është pjesë e kompanive të grupit Mars ose e distributorëve tanë\", thekon me tutje.