29 Dhjetor 2024

Në Norvegji, cigaret më të shtrenjta në Evropë

Oslo, 6 dhjetor - Cigaret më të lira në Evropën Juglindore mund t’i blini në Serbi, ku një pako “Marlboro” kushton vetëm 1.7 €. Edhe cigaret e tjera, si “Camel”, “Pall Mall”, “Winston”, “Lucky Strike”, “Princi” dhe “Chesterfield” janë afërsisht me çmime të njëjta si “Marlborot”.

Kështu shkruan portali "Cigaretteprices", duke hulumtuar tregun e duhanit në shumicën e vendeve të botës.

Kroacia prin në rajon me cigaret më të shtrenjta, ku një pako “Marlboro” dhe “Camel” shitet deri në tri euro, ndërsa “Ronhil” dhe “Walter Woolf” kushton rreth 2.65 €.

Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina në krahasim me vendet e tjera të rajonit figurojnë diku në mes të listës sa u përket çmimeve të cigareve. Një pako “Marlboro” mund të blihen për 1.9 € në Bosnjë, ndërsa në Shqipëri 1.8 €. Në fillim të vitit të ardhshëm është paralajmëruar shtrenjtimi i cigareve deri 2.63 € në Bosnjë.

Në Maqedoni, nëse jeni duhanpirës, një pako “Marlboro” kushton afërsisht dy euro, ndërsa në Mal të Zi 2.2 €. Në Slloveni një pako cigare “Marlboro” kushton 3.2 €, në Turqi 3.3 €, në Bullgari 2.6 €, në Greqi 4 €, ndërsa në Hungari, Rumani dhe Sllovaki prej 2.4 deri në 3.3 €.

Cigaret më të shtrenjta janë shitur në Norvegji. Një pako “Marlboro” ose “Camel” kushton 10.9 €. Më pas vjen në renditje Irlanda me nëntë euro, në Britani të Madhe 7.7 €, ndërsa në Francë dhe Zvicër një pako cigare kushton 6 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)