Në MTI u bë pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit
Prishtinë, 11 shtator - Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) u bë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të deritanishëm Valentin Toçi dhe ministrit të porsazgjedhur Bajram Hasani.
Në ambientet e MTI-së, ministri i deritashëm Valentin Toçi ia dorëzoi detyrën ministrit të porsaemëruar Bajram Hasanit. Ministri Toçi, me rastin e dorëzimit të detyrës, i uroi ministrit Hasani detyrën e re, duke e njoftuar për projektet e realizuara dhe ato që pritet të realizohen, si dhe për planet që i ka kjo ministri.
Ndërsa, ministri i ri, Bajram Hasani e falënderoi ministrin Toçi për prezantimin e projekteve të realizuara gjatë mandatit të tij dhe tha se do të përkushtohet për të arritur progres në fushat që ndërlidhen me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.