Në Kosovë tregtohet naftë konform standardit të lejuar
Prishtinë, 8 dhjetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë pas kontrollit në zbatim të ligjit për respektimin e standardeve në fushën e importit dhe tregtimit të karburanteve dizell dhe benzinë ka pranuar rezultatet e para preliminare të cilësisë së cilësisë së karburanteve të lëngëta të naftës.
Sot, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, kanë arritur analizat e 22 mostrave të marra në pikat shitëse të karburanteve dizell dhe benzinë. Sipas këtyre të dhënave preliminare del të jetë se në Kosovë tregtohet naftë me standare e përcaktuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Nga mostrat e analizuar vetëm 5 për qind e tyre mostra kanë dalë jo konform stadardit të lejuar me Udhëzimin Administrativë për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, me një tejkalim të vogël të normave.
Aksioni është ndërmarrë nën monitorimin e ministrit Ismet Mulaj, inspektorët e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me trupat inspektuese të cilësisë dhe sasisë së karburanteve të lëngëta të naftës dhe në bashkëpunim me Shoqatën e naftëtarëve të cilët kanë rekomanduar marrjen e disa mostrave në disa pika të dyshimta për ta.
Në bazë të analizave të dala, i sigurojmë konsumatorët se karburantet që tregtohen brenda territorit të Kosovës janë brenda parametrave të lejuar dhe nuk ka vend për shqetësim. Përkundër rezultateve të dala, MTI fton qytetarët që në rast të dyshimit për cilësinë e karburanteve të njoftojnë autoritetet për mbrojtjen e konsumatorëve pranë MTI-së.
Ditët në vazhdim, presim rezultatet e mostrave të dërguara në laboratorët evropiane.
Ky veprim shtesë, pa paralajmërim, është ndërmarrë për të qartësuar dyshimet e ngritura rreth cilësisë së karburanteve që tregtohen brenda vendit.