06 Janar 2025

Në, Kina do të bëhët importuesja më e madhe në botë

Pekin, 6 qershor - Raporti mbi \"Marrëdhëniet ekonomiko-tregtare Kinë-SHBA për dekadën e ardhshme\" u publikua të martën në Pekin.

Në këtë raport thuhet se nga viti 2022, Kina do të bëhet vendi më i madh importues në botë dhe Kina e SHBA-ja do të bëhen partnerët më të mëdhenj tregtarë. Gjithashtu pritet të krijohen 13.56 milionë vende të reja pune.

Një nga hartuesit e raportit, Liu Zunyi theksoi se nëse në dekadën e ardhshme Kina do të zhvillohet qëndrueshëm, nga \"Fabrika e botës\" do të transformohet gradualisht në \"Treg botëror\".

Raporti parashikon se eksportet amerikane drejt Kinës deri në vitin 2022 do të arrijnë në mbi 530 miliardë dollarë amerikanë, duke u trefishuar nga niveli i tanishëm.

Gjithashtu, parashikohet se Kina do t\'ja kalojë Kanadasë dhe Meksikës, duke u bërë tregu më i madh i eksporteve amerikane. Ndërkohë, eksportet kineze drejt SHBA-së do të arrijnë në 805 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)