29 Dhjetor 2024

Ndëshkohen subjektet e lojërave të fatit

Prishtinë, 5 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se nga informatat e pranuara  të palës së tretë, dje duke vepruar në përputhje me  planit operativ dhe ne bashkëpunim me Policinë e Krimeve Ekonomike dhe Doganën e Kosovës, është realizuar kontrolli i lokaleve që ushtrojnë veprimtari të lojërave të fatit, në Komunën e Prishtinës dhe Podujevës.

Gjatë  këtij aksioni inspektoret tatimor, kanë hasur në subjekte të lojërave të fatit që ushtrojnë aktivitete, në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit.

Si rezultat i kësaj, gjatë kontrollit në këto subjekte,  janë konstatuar shkelje ligjore si:

· Zhvillimi i veprimtarisë së basteve sportive- lojëra, të ndaluara sipas ligjit për Lojërat e Fatit , si (keno dhe gara me qen).

· Identifikimi i tiketave, të cilat  nuk kanë poseduar  identifikim të kompanisë - organizuesit të lojës së fatit.

· Përdorimi i aparateve të basteve sportive të pa licencuara.

Masat e ndërmarra gjatë këtij aktiviteti, janë sekuestrimi i aparateve të basteve sportive të pa licensuara, gjobitja e subjekteve për parregullsitë e konstatuara, si dhe ndëshkime tjera administrative të parapara me Ligjin për Lojërat e Fatit.

Në nëntëmujorin e këtij vitit Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar 711 vizita, nga të cilat janë mbyllur 90 lokacione. Gjobat e lëshuara për këtë periudha, tek subjektet të cilat kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë në vlerë prej 360,250 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)