Ndalohet shitja e shamponit Kosil
Prishtinë, 19, dhjetor - Në bazë të informatës zyrtare qe ka marr Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës për dyshim në artikujt KOSIL prodhim i Kompanisë Fobas, Shkup, Maqedoni dhe Andros prodhuar nga Andros Farm Ohër Maqedoni, Inspektorati Sanitar i AUV-së mënjeherë ka marr masat e para sipas procedurave ligjore për ndalimin e shitjes së përkohshme të këtyre produkteve të dyshimta.
AUV ka theksuar se janë inspektuar të gjithë importuesit nga të cilët është kërkuar qe ta heqin këtë produkt nga pikat shitëse të cilat ata i kanë dhe ata kanë shpreh bashkëpunim se brenda 24 orëve do ta largojnë produktin nga tregu i shitjes.
Të këto biznese janë marr mostrat e këtyre produkteve për analize-verifikimin e përmbajtës në aspektin bakteriologjik dhe fizik kimik të cilat dërgohen ne laborator të akredituar dhe pas nxjerrjes se rezultateve të analizave të këtij produkti do të merret vendimi përfundimtar.
Hapi tjetër do të jetë ri-inspektimi i operatorëve të tregut për verifikimin e urdhëresës së dhenë për ndalim e shitjes së përkohshme të këtij produkti te dyshimit.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për të gjitha informata qe merr për dyshime ne produkte te caktuar menjëherë vepron duke hequr nga tregu për të pamundësuar çfarëdo rreziku eventual qe mund te vi nga cili do produkte.
Vetëm atëherë kur verifikohet gjithçka dhe dëshmohet për sigurinë e produktit lejohet për shitje konsumatorëve në Republikën e Kosovës