Naftëtarët zotohen se tregu i naftës do të liberalizohet
Prishtinë, 5 maj - Dje në Autoritetin e Konkurrencës të Kosovës është mbajtur seanca dëgjimore me naftëtarët e regjionit te Vushtrrisë, lidhur me çmimet e derivateve te naftës ne ketë regjion.
Osman Ejupi, Kryetar i Komisionit të Konkurrencës të Kosovës ka bërë të ditur se pas inspektimit nga java e kaluar ne mese 15 pika te shitjes rezulton qe ne ketë regjion te ketë një praktike te bashkërenduar mbi fiksimin e çmimeve te benzinës, naftës dhe gazit.
Pas diskutimeve dhe dëgjimeve nga ana e naftëtarëve mbi problematiken e çmimeve si dhe analizës se berë nga ana e eksperteve te Autoritetit te konkurrencës u arrite një marrëveshje e cila do ketë një vendim si vijon:
I. Çfuqizohet praktika e bashkërenduar ne tere regjionin e përmendur,
II. Behet liberalizimi i tregut me çmimet e produkteve te përmendura ne baze te ofertës dhe kërkesës pra tregut te lire, si dhe
III. Mbetet obligim i te dyja palëve ne monitorimin dhe hetimin e monopolit ne ketë pjese te tregut relevant.
Në seance të dyja palët sipas Ejupit shprehen vullnetin e bashkëpunimit në planin e konkurrencës, të ligjit dhe politikës së konkurrencës, në kuptimin e krijimit të lidhjeve dypalëshe për mbrojtjen dhe zhvillimin e tregut në ketë regjion.
Duke u bazuar ne peshën e praktikes se bashkërenduar si dhe ne pjesëmarrjen e këtyre operatoreve ne tregun relevant te Kosovës AKK-ës nuk ndërmori masa ligjore, por mori zotimin nga ana e naftëtarëve se tregu do te liberalizohet dhe se ata nuk do te jenë me pjesë e prishjes se konkurrencës.
Me konsideratë për interesin e bashkëpunimit me mediat dhe opinionin publik!