26 Dhjetor 2024

Naftëtarët mbesin jashtë kontrollit të ATK-së

Prishtinë, 17 prill - Naftëtarët që kanë qarkullim më legal me mbi 500 milionë euro në vit vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit fiskal të Administratës Tatimore të Kosovës.

Në bizneset e naftëtarëve nuk është vendosur ende asnjë arkë fiskale. Madje deri më tani nuk është certifikuar asnjë sistem fiskal të cilat do të montoheshin në pikat e shitjes së karburanteve, si masë për futjen nën kontroll të këtij biznesi.

Certifikimi i pajisjeve elektronike fiskale është për futjen në treg të tyre nga operatorët e licencuar për shitjen, montimin e tyre.

ATK-ja shpresonte që fillimi i montimit të sistemeve fiskale për regjistrim të qarkullimit të shitjes me pakicë të derivateve të nisë qysh në muajin tetor të vitit të kaluar.

Deri më tani bizneset që merren me tregtimin e karburanteve janë kritikuar për manipulime me sasinë e naftës, me mosdeklarimin e qarkullimit, dhe sidomos më futjen e karburanteve në mënyrë ilegale në tregun e Kosovës.

Lavdim Kurtaj, anëtarë i komisionit për certifikimin e pajisjeve fiskale në Laboratorin e licencuar nga Ministria e Financave, ka thënë se deri më tani vetëm një operator i licencuar për pajisje me arka fiskale e ka dërguar një pajisje fiskale.

Madje edhe ajo kompani nuk ka qenë e gatshme, mirëpo ka pasur më shumë një vizitë konsultative.

Administrata Tatimore vitin e kaluar kishte nisur procedurën e fiskalizimit të naftëtarëve, të cilëve do t’u montoheshin sisteme të veçanta të fiskalizimit të cilat regjistrojnë çdo shitje që bëhet.

Me ndryshimet që janë bërë në ligjin për fiskalizim është minimizuar edhe më shumë mundësia që pas fiskalizimit të ketë keqpërdorime…

/KD/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)