01 Janar 2025

Nafta vazhdon me rënie

Londër, 4 mars - Kontratat e naftës ranë edhe të hënën duke zgjeruar humbjen më shumë se 7 për qind që kanë regjistruar në tre javët e kaluara.

Tregu energjetik po reflekton shqetësimet e investitorëve globalë që janë larguar nga asetet me risk në ditën e sotme si reagim ndaj politikës së re shtrëngueses në tregun e pasurive të paluajtshme në Kinë.

Presioni mbi energjinë u shtua që nga dita e premte pasi në Shtetet e Bashkuara, Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë nuk arritën të gjejnë një marrëveshje për parandalimin e shkurtimeve automatike të shpenzimeve duke vënë në dyshim masën e naftës bruto që do importojë konsumatori më i madh në botë.

Nafta bruto Brent e Londrës për prillin ra 7 cent në 110.32 dollarë për fuçi dhe është 7.3 për qind larg pikës më të lartë të këtij viti 119.17 dollarë për fuçi që preku në muajin shkurt. Nafta bruto amerikane për prillin ra 35 cent në 90.34 dollarë për fuçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)