Nafta rreth 98 dollarë për fuçi
New York, 19 shtator - Nafta Brent e Londrës po tregtohet poshtë 98 dollarëve për fuçi në sesionin e së premtes dhe pritet të ketë fitime shumë modeste për këtë javë.
Sekretari i përgjithshëm i OPEC deklaroi më herët gjatë kësaj jave se grupi mund të vendosë për një reduktim të prodhimit për vitin 2015, në takimin e nëntorit.
Nga pjesa e parë e shtatorit, nafta Brent e Londrës po tregtohet poshtë 100 dollarëve për fuçi, pasi prodhimi i naftës ka tejkaluar kërkesën. Gjithashtu edhe një dollar i fortë ka ndihmuar në rënien e çmimeve.
Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës u rrit me 6 cent në 97.76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit me 5 cent në 93.12 dollarë për fuçi.