Nafta nga Kurdistani i Irakut do të arrijë në tregjet botërore përmes Turqisë
Bagdad, 11 janar - Fillimi i transportimit të furnizimeve të naftës irakiane përmes Turqisë deri në tregjet botërore do të bëhet fakt deri në fund të këtij muaji.
Kjo do të ndodhë nëpërmjet naftësjellësit të ri, i cili lidh Kurdistanin Irakian me Xhejhanin, te Mesdheu turk. Furnizimet e naftës shkaktuan polemikë midis Kurdistanit Irakian dhe Bagdadit. Qeveria qendrore e Irakut mendon se vetëm ajo ka të drejtën të kontrollojë eksportin e arit të zi dhe të firmosë kontrata në këtë fushë.
Ndërkaq, udhëheqja e Kurdistanit Irakian është e mendimit se ajo ka të drejtën e veprimit më vete dhe kjo nuk është në kundërshtim me kushtetutën irakiane