Nafta nën 109 dollarë për një fuçi
New York, 6 maj - Çmimet e naftës sot kanë rënë nën 109 dollarë për një fuçi, që është vazhdim i rënies së çmimit të shkaktuar nga të bindurit e investitorëve se ngecja e rritjes së ekonomisë së SHBA-ve, do ta ulë kërkesën e karburantit.
Nafta e lehtë për dërgesë në qershor është më e lirë për 50 centë dhe kushton 108.74 dollarë për një fuçi. Në Londër Brenti ra për 30 centë, në 120.81 dollarë.
Nga fundi i javës së kaluar nafta arriti çmimin më të madh gjatë dy vitev të fundit prej 114 dollarë për një fuçi.
Analistët konsiderojnë se lufta në Libi dhe trazirat në shtetet tjera të Lindjes së Afërt shtuan rreth 30 dollarë në çmimin e fuçisë së naftës, porse pas shuarjes së trazirave, çmimi do të kthehet në kuadër të 70 deri në 90 dollarë për një fuçi