Nafta nën 107 dollarë për një fuç
New York, 20 prill - Çmimi i naftës sot shënoi rënie nën kufirin prej 107 dollarë për një fuçi, pasi agjencia kreditore Standard dhe Purs bëri të ditur se do ta ulë vlerësimin e saj të aftësisë kredituese të SHBA-ve, nëse Qeveria në Uashington nuk i sjell në gjendje normale financat e saj.
Zvogëlimi do ta ngadalësonte rritjen ekonomike amerikane dhe kërkesën e karburantit.
Rejtingu më i lartë kreditor AAA mbeti i njëjtë, por agjencia paralajmëroi se minusi buxhetor i Uashingtonit prej 1.500 miliardë dollarë për sivjet, që paraqet 11 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, është shumë i lartë.